TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një lajm i keq për tifozët e Juventusit. Cristiano Ronaldo, i infektuar me Covid-19 prej datës 13 tetor, ka dalë sërish pozitiv në testin e fundit dhe do të vazhdojë të qëndrojë në izolim.
Sipas raportimeve tvi24, kjo do të thotë se ylli i kampionëve të Italisë do të humbasë takimin e nesërm kundër Barcelonës në Champions League (28 tetor, 21:00).
https://twitter.com/tvi24pt/status/1321167452651356160?s=20
Kujtojmë se 35-vjeçari u infektua kur ishte në grumbullim me kombëtaren e tij dhe që nga ajo kohë ai ka humbur katër ndeshje: atë kundër Suedisë, me Crotonen dhe Hellas Verona në kampionat si dhe duelin me Dynamo Kyiv në Champions.