TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lautaro Martinez është një ndër lojtarët kryesor të skuadrës së Interit. Sulmuesi 23-vjeçar argjentinas konsiderohet nga të gjithë si një ndër yjet e të tashmes dhe të ardhmes. Shumë skuadra të njohura janë të interesuara për shërbimet e lojtarit, si përshëmbull Barcelona, Real Madrid, Chelsea.
Por zikaltrit e Interit nuk duan ta humbasin yllin e tyre, dhe për këtë arsye ata po negociojnë me agjentët e lojtarit për rinovimin e kontratës. Agjentët e lojtarit kërkojnë një pagë prej 8.5 milionë eurosh siç marrin yjet e tjerë të ekipit. Ndërkohë klubi i ofron një pagë prej 6 milionë euro, dhe kërkojnë heqjen e klauzolës së prishjes së kontratës.
Palët duken në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje, dhe pavarsisht vështirsive të mundshme mendohet që palët mund të arrijnë një marrëveshje brënda këtij viti.