TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
20 gola janë shënuar në gjashtë ndeshjet e mbrëmjes në Champions League. Liverpool dhe Manchester City kryen detyrën, duke marrë fitoret e dyta në grupet respektive. “The Reds” vuajtën vetëm në pjesën e parë, por në fund mposhtën në shtëpi 2-0 danezët e Midtjylland.
Diego Jota dhe Momo Salah (me penallti) ishin autorët e golave për kampionët e Anglisë. 0-3 triumfoi ekipi i Pep Guardiolës në Marsejë. Ferran Torres zhbllokoi shifrat në fraksionin e parë, ndërsa Gundogan dhe Sterling kompletuan triumfin ne “tris”
Real Madrid ishte afër humbjes së dytë, por djemtë e Zidane reaguan në minutat e fundit të sfidës së luajtur në Gjermani përballë M’Gladbach, takim që përfundoi në barazim 2-2. Marcus Thuram i dhuroi avantazhin e dyfishtë vendasve me golat e tij, por Benzema (87′) de Casemiro (90+3′) evituan disfatën e “Los Blancos”.
Barazim spektakolar në Bergamo mes Atalantës dhe Ajax. Miqtë shënuan dy herë në 45 minutat e para, por Duvan Zapata realizoi dy herë pas pushimit dhe i dhuroi një pikë ekipit të tij. Berat Gjimshiti e luajti të plotë këtë përballje. Ndeshja e fundit Porto-Olympiacos përfundoi 2-0.