SPORT, 27 Tetor 2020, 21:44

Pjaniç e harron shpejt Ronaldon: Mesi është më i miri. Por më mire për ne nëse CR7 nuk luan

Pjaniç e harron shpejt Ronaldon: Mesi është më i miri. Por


Miralem Pjaniç është ndër lojtarët e paktë që ka pasur fatin në karrierën e tij që të luajë përkrah si Kristiano Ronaldo, ashtu dhe Lionel Mesit. I pyetur se cilin zgjedh mes të dyve, Pjaniç është shprehur në favor të argjentinasit, duke harruar shumë shpejt ish-shokun e skuadrës te Juevntusi.

“Mesi është më i miri i të gjtiha kohëve, është një privilegj të luash me të. Për mua ka qenë një mundësi e madhe që të luaj si përkrah Mesit, ashtu edhe Ronaldos. Por Leo nuk më ka folur asnjëherë për këtë çështje deri më tani”; tha mesfushori i cili u transferua gjatë vers te Barcelona.

Edhe pse ai zgjedh Mesin, i frikësohet shumë Ronaldos që mudn ta ketë përballë si kundërshtar në Champions sepse e di që mund të ndryshojë fatin e sfidës në çdo kohë. Ndaj ai shpreson që CR7 të kalojë sa më shpejt COVID, por jo në kohë sa për të luajtur kundër Barcelonës. “Të shohim nëse do të jetë, e kam telefonuar ditët e kaluara për të mësuar se si është. Më tha se ndjehej mire. Shpresojmë që të kthehet negativ, pikë së pari për shëndetin e tij. Unë do ta takoj përsëri me kënaqësi në fushë, por nëse nuk është, aq më mirë për ne”, tha Pjaniç.