TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Te Barcelona situata është vërtetë kaotike. Dy humbjet radhazi në La Liga ndaj Getafes dhe Realit të Madridit por edhe dorëheqja e presidentit Bartomeu kanë rënduar së tepërmi situatën në shtëpinë “blaugrana”. Ndërkohë në javët e ardhshme, skuadra katalanase mund të bëjë edhe pa trajnerin Ronald Koeman.
Holandezi rrezikon të qëndrojë jashtë për 4 ndeshje dhe të gjobitet për shkak të disa deklaratave të tij. Koeman shpërtheu kundër arbitrimit në “El Clasico” dhe tha se VAR-i është i pashpjegueshëm sepse ndërhyn vetëm në raste kundër Barcelonës dhe kurrë për rastet kur katalanasit mund të përfitojnë. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i komisionit të Disiplinës në Spanjë.