SPORT, 27 Tetor 2020, 19:49

E bujshme/ Juventusi tentoi transferimin e yllit të Barcelonës

E bujshme/ Juventusi tentoi transferimin e yllit të Barcelonës


Një ndër lojtarët që po rrëmben vëmendjen e mediave dhe të tifozëve në botë është sulmuesi i talentuar dhe i ri i Barcelonës 17 vjeçari Ansu Fati. Ylli i Barcelonës ka shënuar rekorde të njëpasnjëshme në karrierën e tij të re, si përshembull: lojtari më i ri që ka shënuar në Champions, lojtari më i ri në “El Clasico”, lojtari më i ri që shënoi me fanellën e Spanjës.

Sipas medias italiane “Tuttosport”, skuadra bardhezi në verë tentoi të transferoi talentin 17-vjeçar por pa sukses. Kampionët e Italisë u munduan të futeshin në tratativa me Barcelonën për lojtarin, por katalanasit refuzuan menjëherë.