SPORT, 28 Tetor 2020, 11:05

Braktisja e Rilindjes nga socialistët e ndershëm dhe “emigrimi” i tyre te LSI / Ja përse Rama e sulmon Metën!

Braktisja e Rilindjes nga socialistët e ndershëm dhe


Nga Kastriot Islami

  1. Më së fundmi socialistët e vërtetë e të ndershëm duket e kanë braktisur masivisht Rilindjen dhe Ramën, pra nuk kanë pranuar të keqpërdoren e mashtrohen nga Rama për të mbajtur në pushtet sektin e rrezikshëm të Rilindjes dhe për të shndërruar në milionerë shumë nga oligarkët dhe hajdutët e sektit të miliarderit Rama. Për tepër një pjesë e tyre e madhe janëshfaqur të gatshëm ti bashkohen LSI. Kjo e ka tërbuar në ekstrem Ramën. Duket se kjo është arsyeja themelore e sulmit rrugacëror të Ramës ndaj Metës.

 

  1. Të gjithë arsyet e tjera janë periferike, ndërkohë që retorika makiavelike dhe me fjalor rruge është maska përmes së cilës Rama dhe banda e tij po tentojnë tëfshehin thelbin e tërbimit të tyre qëlidhet me humbjen e thellë që do ti shkaktonte braktisja e socialistëve të ndershëm por edhe bashkimi i tyre eventual me LSI. Sepse kjo në terma elektorale do të thoshte “rrudhje e madhe” e Rilindjes dhe “zgjerim” me të njëjtën masëi LSI…

 

  1. Që në fillim, mëduhet tju bëj të qartë të gjithëve se sulmet e Ramës s’kanëasnjëlidhje me “luftën e ashpër” institucionale mes Kryeministrit e Presidentit Meta, dhe as betejënpersonale mes Edi Ramës e Ilir Metës, sic përpiqet media pranë Ramës të paraqesë sulmet rrugacërore e të paprecedenta të Ramës ndaj Presidentit… Madje duke shkuar akoma më larg dhe sulmuar Presidentin Meta, në mënyrë djallzore se po sillet si Kryetar të LSI gjë që s’është as e vërtetë por as mbulon dot faktin e pamohueshëm të brakstisjes së Rilindjes nga socialistës dhe kalimit eventual të një pjese të madhe të tyre të LSI… Dhe për më tepër, kjo e fundit nuk vjen nga nxitja e Metës apo e drejtuesve të tjerë të LSI por lidhet vetëm e vetëm me keqtrajtimin armiqësor tetëvjecar, të tyre nga Rama dhe banda e tij rilindase që kanë keqpërdorur votën e tyre për të vjedhur dhe bërë pasuri të paligjshme.

 

  1. Për më tepër Ilir Meta ka qëndruar me vendosmëri e qetësi, duke artikuluar qëndrime parimore e duke mbrojtur dinjitetin e postit të Presidentit dhe duke mos iupërgjigjur simetrikisht e drejtpërdrejtë sulmeve rrugacërore. Natyrisht duke mos iu shmangur aspak këtyre sulmeve të turpshme, por duke i qëndruar atyre përballë me vendosmëri e seriozitet institucional, në mbrojtje të Kushtetutës e shtetit ligjor, e më konkretisht të institucionit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

 

  1. Qytetarët duhet të mos bien prehë e mashtrimeve të zyrës së dizinformimit të Ramës e të fake medias së tijqë paguhen me paratë e pista të korrupsionit e tëtrafiqeve. Madje kjo duhet të shërbejë për tu bindur se sulmet e njënashme rrugacërore i përkasin vetëm Edi Ramës.I cili përmes një strategjie tinzare e gebelsiane po tenton të arrijë një qëllim të mirëpërcaktuarelektoral. Më konkretishtRama po sulmon Metën për të mashtruar për herë të tretë socialistët e ndershëm, vota e të cilëve e ka sjellë dhe e mban në pushtet. Kjo strategji famëkeqe e dështake, është hartuar për të siguruar ruajtjen e pushtetit të tij personal apo në rastin më të keq për të garantuar mosndëshkimin e tij pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

 

  1. Rama e ka shumë frikë Ilir Metën, duke e konsideruar atë një “kafshë politike”, i cili sic e ka mbështetur edhe e ka penguar disa herë të marrë pushtetin, por qëedhe mund ti presë kthetrat me të cilat Rama ka grabitur e mban në mënyrë autoritare e korruptive pushtetin. Por kjo s’është arsyeja kryesore dhe direkte e sulmit rrugacëror të Ramës e zagarëve të tij…

 

  1. Rama e ka konsideruar gjithnjë Metën “(ar)mikun” kryesor të “brëndshëm” që përmes mashtrimesh, gënjeshtrash, veprimesh makiaveliketinzare, joshjesh(ofertash) hileqare, e veprimesh të tjera të pandershme, ta tentuar ta (keq)përdorë mbështetjen e tij në ditë të vështirae në ditë të mira. Por as kjo nuk është arsyeja e sulmit sharlatanesk kundër Metës. Sharlatanesk se Rama paralelisht me retorikën publike rrugacërore e veprimet antikushtetuese për ta shkarkuar Metën apo “rrudhur” kompetencat e tij, thuhet se i ka dërguar Metës oferta perverse e mafioze.

 

  1. Rama ka luajtur një lojë të rrezikshme me disa“miq” rajonalë kundër interesave kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe në të gjithë këto përpjekje, Meta ka rezultuar një “kockë”e fortë që i ka mbetur në grykë, duke demaskuar të gjithëmarifetet, manovrat dhe përpjekjet tinzare, i bindur se veprimet antishqiptare të Ramës do tëcënonin rëndë sovranitetin e Shqipërisë e të trojeve shqiptare dhe stabilitetin e rajonit. Por as kjo nuk është një arsye që mund të shpjegojë sulmin e turpshëm të Ramës sepse Rama s’shqetësohet për asnjë nga këto tema pavarësisht se herë pas here luan rolin e “nacionalistit aguridh”. Ndërkohë  në realitet të gjitha marifetet e tentativat e tij gjoja “nacionaliste” por në thelb “antikombetare” kanë të bëjnë vetëm me pushtetit të tij personalautoritar e garancinë për mosndëshkimin e tij individual.

 

  1. Rama ka zaptuar të gjithë institucionet kushtetuese, dhe i vetmi që i ka mbetur pa vendosur nën kontroll është ai i Presidentit të vëndit që mbahet nga Ilir Meta, i cili për më tepër është zgjedhur me votat e PS. Por as kjo nuk shpjegon dot sulmet agresive e të paprecedenta të Ramës sepse ai e ka të qartë se uzurpimi i postit të Presidentit para zgjedhjeve parlamentare është jo vetëm i pamundur por edhe një “vijë e kuqe” e hequr nga shqiptarët e ndërkombëtarët. Një veprimdritshkurtër. Pra thënë shkurt, Rama nuk ka asnje shans ta uzurpojë para zgjedhjeve këtë post pavarësisht propagandës së neveritshme apo marifeteve tinzare.

 

  1. Rama në realitet po tenton, në një nga opsionet shumë probabël, të kapëpas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, pozicionin e Presidentit, për veten e tij, si të vetmen garanci për tu mbrojtur nga ndëshkimi. Thënë ndryshe, Rama do të tentojë ta realizojëkëtë synim vetëm pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe në varësi të konfiguracionit të ardhshëm politik, që ai po përpiqet, përmes manipulimeve elektorale, ta transformojësipas interesave tëtij, në kuptimin që të ketë rol vendimtar në përcaktimin e qeverisjes së ardhshme. Pikërisht këtu fshihet edhe arsyeja kryesore, por e maskuar, e sulmit rrugacëror të Ramës ndërkohë që Meta po lufton fuqimisht kundër manipulimit të zgjedhjeve por edhe kundër marifeteve të Ramës për ta përfshirëatënë këtë lojë të pistë…

 

  1. Rama ka të qartë nga sondazhet se humbja e zgjedhjeve është evidente dhe e thellë. Kjo e vërtetë e shqetëson shumë, sepse humbja e zgjedhjeve për të nuk do të thotë thjesht humbje e karrikes së kryeministrit por edhe fillimi i hetimeve të zullumeve të tij mbi 20 vjecaresi dhe eventualisht ndëshkimi i tij e sekuestrimi i pasurive të paligjshme. Kjo gjë e tmerron, aq më tepër sa edhe largimi nga pushteti qëe përjeton shumë keq sepse s’është në gjëndje të bëjë asgjë tjetër përvecse të “grabisëpasuri publike e ushtrojë në mënyrë arrogante pushtet”. Kjo e ka shtyrë të angazhohet me të gjithë mënyrat e mjetet për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve…

 

  1. Rama ka arritur në përfundimin se humbja e madhe e mbështetjes elektorale ka ardhur në pjesën më të madhe nga “zhgënjimi, mërzitja, revolta…” e socialistëve të ndershëm, të cilët ai me ndërgjegjgje jo vetëm i ka urryer gjithnjë (ata vetë s’e kanë besuar asnjëherënjë gjë të tillë, megjithëse gjithnjë e kanë dyshuar) por edhe i ka keqpërdorur e mashtruar gjatë këtyre tetë vjetëve. Shumica e tyre janë “fanatikë” tëPSSH dhe e kanë konsideruar gjithnjëatëpartinë e tyre të zemrës. Porështë hera e parë qëata s’duan më të votojnë për Rilindjen qëiu ka zaptuar siglën, emrin, godinën e partisë së tyre. Këta socialistë e kanë braktisur masivisht Ramën e sektin e tij, ndërkohë që njëpjesë e tyre e madhe janë gati ti bashkëngjiten LSI…

 

  1. Sondazhet e nxjerrin thellësisht humbës Ramën. Prandaj Rama po përpiqet me të gjithë marfitetet, mënyrat dhe mjetet ti mashtrojë edhe njëherë socialistët e ndershëm, por mesa duket kjo nuk funksionon mëashtu sic Rama mendon. Kjo e ka egërsuar shumë Edi Ramën sepse ndjen për herë të parë në jetën e tij politike sesi socialistët e vërtetë e të ndershëm nuk po e “hanë sapunin për djathë”, pra thënë nmë shkoqur nuk po hanë gënjeshtrat e mashtrimet e tij. Kjo është arsyeja e thellëdhe e vërtetëpërse Rama e sulmon egërsisht Metën. Të cilin socialistët e vërtetë e shikojnë si një “alternativë shpëtimi” nga e keqja e madhe që i ka zënë ndonëse kanë pasur dhe kanë rezerva edhe për Metën apo LSI, por që janë shumë shumë më të vogla sesa urrejtja dhe neveria e paimagjinueshme që kanë për Ramën e Rilindjen…

 

  1. Rama së bashku me shpurën e zagarve të tij kanë nisur sulmin agresiv kundër Metës sepse kështu mendon mund tëzbusë revoltën e socialistëve të vërtetë e të ndershëm,dhe të pengojë braktisjen prej tyre të Rilindjes apo bashkimin e një pjesë të tyre të madhe me LSI. Përmes këtyre sulmeve rrugacërore Rama mendon se do të zbuste efektin elektoral të kësaj braktisje të madhe duke penguar votimin e tyrepër LSI dhe duke pranuar in ekstremisabstenimin e tyre…

 

  1. Rama harron se shumica e socialistëve të ndershëm janë revoltuar në ekstrem vetëm nga sjelljet dhe mashtrimet tetëvjecare të Ramës. Dhe nuk kapasur dhe nuk kanëasnjë arsye tjetër, që ti detyrojëata të heqin mbështetjen ndaj partisë së tyre së “zemrës”. Këtë rradhë, duket se një pjesë e tyre e madhe janë të vendosur të mos pranojnë asnjë mashtrim të Ramës përvecse largimin e tij e të Rilindjes. Dhe mesa duket janë të vendosur të kontribuojnë pa mëdyshje duke ja dhënëvotën e tyre LSI ose në rastin më “paqësor” duke abstenuar… Kjo e ka tërbuar dhe tronditur në ekstrem Ramën që i është sulur turpërisht Metës.

 

  1. Rama në këto rrethana ka ndërtuar skemën e mashtrimeve tëreja për tre segmentete socialistëve të revoltuar. Tëtrija këto skema kanë të përbashkët sulmin agresiv kundër Metës, sepse gabimisht gjykon se pasojat e keqtrajtimit të socialistëve të ndershëm mund ti rikuperojë apo kompensojë duke ngritur një “murë të lartë të urrejtjes” së socialistëve ndaj Metës, me idenë makiavelike për ti penguar socialistët e revoltuar të “emigrojnë” drejt LSI, duke i kërcënuar “tëqëndrojnëbrënda murit të lartërrethues” pas asnjë shans alrgohen prej getos së tij rilindase.

 

  1. Rama e shikon këtë rradhë Metën si “hinkën” më efikase për të grumbulluar rrjedhjen e socialistëve të egërsuar me Ramën dhe sektin e pabesë të Rilindjes…të cilëve Rama dhe sekti i Rilindjes iu ka keqpërdorur votën dhe përmes së cilës janë pasuruar oligarkia rilindase dhe kupola e sektit, të cilët për më tepër i kanë urryer e shpërfillur gjatë katër vjetëve socialistët e vërtetë dhe vetëm gjatë një muaji parazgjedhjeve kanë tentuar ti mashtrojnë duke ju shitur “saponin për djathë” por edhe duke i kërcënuar.

 

  1. Rama për të mashtruar për herë të tretë socialistët e vërtetë, po përdor edhe disa ish-socialistëdredharakë, të mirënjohur si klientelistëpër hir të interesave të tyre personale, janë gati të ulin kurrizin e të përdoren përsëri nga Rama për të mashtruar socialistët e thjeshtë, duke propaganduar se “Rama këtë rradhë e do pushtetin për socialistët e vërtetë” dhe “duhet ta mbështesim”. Rama për ti bërë të besueshëm këta socialistë dredharakë, i ka vendosur në drejtimin e strukturave vendore të PSSH për të mashtruar socialistët e ndershëm. Kurse në krye tëndërmarrjeve kryesore të vendit Rama ka vendosur ish-drejtues socialistë të korruptuar, thjesht për tëkrijuar përshtypjen e “punësimit” të familjarëvetë socialistëve të revoltuar.

 

  1. Kjo gënjeshtër e Ramës do të zgjasë deri në 25 prill 2021. Thënëmë troc, këta socialistëdredharakë nga Rama në postet drejtuese nuk do tëmund të jenë më në krye të tyre pas 26 prill 2021, sepse edhe vetë Rama do ti shkarkonte, ndërkohë që Rama pas kësaj date, i coroditur nga humbja e paimagjinueshme, do të jetë në kërkim të shpëtimit nga ndëshkimi. Por edhe të gjithë ata socialistënaivë që do të “pranonin të hanin sapunin për djathë” për herë të tretë, do të humbisnin në cdo rast “përfitimet” e tyre pas 26 prillit 2021.