TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Joshua Kimish bëhet përsëri heroi i Bajernit, teksa i siguron bavarezëve një tjetër sukses të rëndësishëm në Ligën e Kampioneve.
Një gol i mesfushorit ka zgjidhur një ndeshje të komplikuar për bavarezët përballë Lokomotiv Moskës dhe i ka siguruar tre pikët e radhës, duke i dhënë një start shumë të mirë ekipit në këtë edicion dhe duke afruar kualifikimin në turin tjetër. Mesfushori shënoi në minutën e 79 të sfidës dhe i dha suksesin 2-1 ekipit të tij në një transfertë që rezultoi më e komplikuar se sa pritej përballë Lokomotiv të Moskës.
Ndërkohë, Interi është ndalur në Ukrainë përballë Shakhtar Donjetck, në barazimin pa gola të zikaltërve që krijuan e shpërdoruan shumë raste, duke goditur dy herë shtyllën e portës së ukrainasve. Megjithatë, bilanci i tyre pas dy ndeshjeve është vetëm 2 pikë dhe tashmë nuk lejohen më gabime në ndeshjet e tjera, për të mos rrezikuar kualifikimin e mëtejshëm.
LOKOMOTIV MOSKË-BAJERN MYNIH 1-2
70′ Mirançuk / 13′ Goretzka, 79′ Kimish
Tjetër barazim për Interin pas atij 1-1 në “San Siro” kundër M’Gladbach. Zikaltrit dominuan ndeshjen, krijuan shumë raste në fushën e Shakhtar, goditën traversën me anë të Lukakut e Barellas, por nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë.
SHAKHTAR DONJETCK-INTER 0-0