SPORT, 17 Tetor 2017, 10:07

Takaj konfirmon: 100 mijë euro shpërblim për fitoren ndaj serbëve

Takaj konfirmon: 100 mijë euro shpërblim për fitoren ndaj

Skënderbeu do të përballet me Partizanin e Beogradit, të enjten në mbrëmje, në ‘Elbasan Arena’, në një takim të vlefshëm për grupet e Europa League. Ky është një takim mjaft i ndjerë në ambientin sportiv shqiptar, nisur edhe nga incidentet e ndodhura 3 vite më parë në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ndërsa edhe këtë herë pritet që në stadium të ketë një numër të madh tifozësh. Presidenti i korçarëve, Ardian Takaj theksoi se në këtë takim nuk ka vend për nacionalizëm, ndërsa konfirmoi edhe premion në rast fitoreje.

“Është një takim ku nuk ka vend për nacionalizëm. Gjithçka duhet të zhvillohet brenda korrnizave sportive. Do të kërkojmë fitoren e parë në grupe, pasi i shkuam shumë pranë në ndeshjen ndaj Young Boys. Premoi vijon të mbetet e njëjtë dhe kështu do të mbetet, deri në fund të kësaj faze, 100 mijë euro në rast fitoreje dhe 50 mijë në rast barazimi”, tha Takaj.