TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Uefa Champions League rikthehet me ndeshjet e treta në grupet E, F, G dhe H. Mbrëmjen e sotme do tw luhen 8 ndeshje, por dy takime kanë një rëndësi më të madhe se 6 ndeshjet e tjera. Nga 2 fitore nga 6 pikë dhe nga 6 gola të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar, Reali i Madridit dhe Tottenham Hotspur kanë bërë gjithçka në mënyrë identike në 2 ndeshjet e para, ndërsa sot në “Santiago Bernabeu”, luhet për kreun e grupit H.
Kampionët në fuqi të Europës janë të favorizuar ndaj anglezëve për vetë eksperiencën e madhe që kanë në këtë kompeticion. Të dyja skuadrat vinë me nga 3 mungesa të rëndësishme në këtë superpërballje. Nga njëri krah nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Zidane, Bale, Kovacic dhe Carvajal ndërsa Pochettino nuk do të mund të mbështetet dot te Dele Alli i skualifikuar por edhe tek Dembele e Rose. Në ndeshjen tjetër të grupit Dortmundi udhëton në Qipro për të sfiduar Apoel Nicosian.
Në grupin F, luhet një tjetër supersfidë. Zbresin në fushë dy nga skuadrat e momentit në Europë, Manchester City i Guardiolës dhe Napoli i Sarrit. Dy ekipe që prioritet kanë sulmin dhe futbollin e bukur, për këtë arsye parashikohet një ndeshje me gola, ku spektakli do të jetë i garantuar. Megjithatë në “Etihaad Stadium”, Citiziens janë dukshëm të avantazhuar jo vetëm për faktin se luajnë në shtëpi, por sepse Sarri i këshilluar nga presidenti De Laurentis që shikon ndeshjen e fundjavës ndaj Interit si më të rëndësishme për Napolin, do të bëjë rotacion në këtë sfidë, gjithsesi Elseid Hysaj do të jetë titullar.
Në takimin tjetër të grupit Feynoord pret në “De Kuip”, Shakthar Donetsk. Në grupin E Liverpooli do të kërkojë fitoren e parë në transfertën sllovene përballë Mariborit që edhe në këtë ndeshjet do të mbështet te cilësitë e kuqeziut Valon Ahmedi. Ndeshja tjetër luhet në Rusi mes Spartakut të Moskës dhe Sevillas. Në grupin G, zhvillohen gjithashtu dy takime mjaft interesante Monaco-Besiktas dhe Leipzig-Porto