SPORT, 16 Tetor 2017, 11:23

Renditja e re FIFA-s, Shqipëria humb 5 vende

Renditja e re FIFA-s, Shqipëria humb 5 vende

FIFA ka publikuar renditjen më të fundit për skuadrat kombëtare, bazuar në rezultatet e ndeshjeve të fundit eliminatore të ‘Rusi 2018’, që u luajtën javën e kaluar. Kombëtarja shqiptare pësoi dy humbje në këto takime, si ndaj Spanjës, edhe ndaj Italisë, kështu që ka humbur 5 vende në renditjen e përgjithshme.

Aktualisht Shqipëria është në vendin e 71-të, ndërsa Kosova ka rikuperuar një vend, pavarsisht humbjeve dhe ndodhet në vendin e 183-të. Renditja kryesojhet nga Gjermania, e ndjekur nga Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika dhe Polonia. Spanja ka përfunduar në vendin e 8, ndërsa arritje ka bërë edhe Peruja, pasi është bërë pjesë e 10-shes.