TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juria profesioniste shqiptare i dha 12 pikë Italisë e cila përfaqësohej nga një shqiptar, djaloshin Ermal Meta. 12 pikët janë pikët maksimale pra vendi i parë.
Për vendin e dytë i cili merr 10 pikë juria shqiptare ia dha Qipros që përfaqësohej nga një shqiptare gjithashtu.
Izraeli u shpall fitues i Eurovizion për këtë sezon të mbajtur në Portugali. Kënga e Eugen Bushpepës që përafqësonte Shqipërinë u rendit në vendin e 11-të me 184 pikë pas llogaritjes së votave të jurive dhe publikut.
Vetëm me votat e jurive të 43 vendeve Shqipëria u rendit e shtata, por vlerësimi i publikut përmbysi gjithçka.
