AKTUALITET, 12 Maj 2018, 23:44

Komentuesi shqiptar i Eurovisionit lë nam, harron mikrofonin hapur e ç'nuk thotë

Pas performancës së Eugent Bushpepës me këngën "Mall", mbrëmjen e sotme në finalen e Eurovisionit, komentatori shqiptar Andri Xhahu bëri një gafë.

Andri mendoi se mikrofoni ishte mbyllur dhe nuk e vrau mendjen duke u shprehur lirshëm.

"Ike për fare ti? Ku?", u dëgjua të thotë komentatori i cili më vonë do të ketë 30 sekonda për të dhënë pikët e shqiptarëve.

Burimi: Iconstyle