TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U fol aq shumë për dy superministrti të qeverisë Rama 2 ku përgjegjësitë që kanë Ministria për Financat dhe Ekonominë dhe ajo për Infrastrukturën dhe Energjinë janë të pafundme. Por këto të dyja nuk janë të vetmet. Nga shtatori e në vijim janë një seri vendimesh dhe aktesh nënligjore po shtojnë listën e përgjegjësive për Kryeministrinë duke e kthyer edhe numrin 1 të qeverisë, në një Superkryeministër. Pas pjesës që lidhet me statusin e investitorit strategjik e sa e sa vendime të tjera, listës së përgjegjësive për Kryeministrin i është shtuar edhe kontrolli mbi territorin, pra çdo leje që jepet.
Në datën 13 dhjetor janë bërë ndryshimet përkatëse në vendimin “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit”. Kjo Agjenci ishte nën Ministrinë e Zhvillimit Urban gjatë mandatit të parë qeverisës të kësaj mazhorance por që në mandatin e dytë kjo ministri u shkri duke ndarë kompetencat mes ministrive të reja.
Referuar vendimit përcaktohet se Agjencia e Zhvillimit të Territorit i kalon tashmë Kryeministrit. Po kështu nëse më herët drejtuesi i kësaj agjencie emërohej, lirohej apo shkarkohej nga detyra me urdhër të kryeministrit por me propozim të ministrit përkatës tashmë çdo procedurë bëhet nga Kryeministri.
Përgjegjësitë e Agjencisë
Referuar vendimit në fuqi AZHT kryen rolin e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit . në këtë kuadër ka përgjegjësi për të :