TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luis Suarez largohet nga Juventusi. Operacioni për të transferuar “Pistoleron” në Torino nuk është pranë mbylljes, ashtu siç dukej disa ditë më parë.
Lajmin e bën të ditur gazeta “Sport”, sipas së cilës sulmuesi uruguaian ka ende disa dyshime të mëdha për destinacionin e ardhshëm dhe po mendon çdo skenar të mundshëm përpara se të firmosë kontratën e tij të fundit të rëndësishme në karrierë.
Me kalimin e orëve ka marrë shumë besim një transferim i tij tek Atletiko e Madridit dhe menaxherët janë duke biseduar me drejtuesit e skuadrës “Los Kolçoneros”. Suarez dëshiron të qëndrojë në Spanjë, pavarësisht se aventura me Juventusin është joshëse.
TENTOHET MORATA– Të gjendur në këtë situatë, drejtuesit e Juventusit po tentojnë që të transferojnë Alvaro Moratën në Torino, një njohje e vjetër e Pirlos dhe e “Zonjës”. Ai është i gatshëm që të rikthehet në Itali për të luajtur në ekipin që e vlerëson shumë. Mirëpo, problemi këtë herë është Atletiko e Madridit.
Diego Simeone nuk do ta humbasë Moratën dhe sipas lajmeve thuhet se ka refuzuar 50 milionë euro nga Juventusi. Atletiko kërkon klauzolën e tij, e cila është 150 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të bëjë ulje.