TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
27% e fëmijëve me aftësi të veçanta në Shqipëri nuk mund ta ndjekin shkollën. Mungesa e kushteve në institucionet edukuese ka bërë që prindërit të mos i regjistrojnë në shkollë fëmijët me aftësi ndryshe. “World Vision” i publikoi këto shifra pas studimi të kryer në 10 bashki të vendit.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, sqaron se deri në fund të këtij vit, numri i mësuesve ndihmës që do të mbështesin fëmijët me aftësi të veçanta gjatë orës së mësimit do të shkojë në 700.
Nikolla bëri të ditur se në kuadër të arsimit gjithëpërfshirës, së shpejti në shkollat 9-vjeçare do të zhvillohet edhe mësimi i gjuhës rome, shkruan News 24.