AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 17:00

“Ismail Qemali” s’është gati, nxënësit mësim me dy turne

“Ismail Qemali” s’është gati, nxënësit

Në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, këtë vit shkollor duhej të kishin nisur mësimin rreth 1500 nxënës. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, për shkak se ky ambient prej kohësh i është nënshtruar rikonstruksionit, i cili nuk dihet se sa do të zgjasë.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, këta nxënës janë detyruar të zhvendosen në shkolla të tjera në kryeqytet, duke u përballur me fluks të lartë nxënësish nëpër klasa.

Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre, gjimnazistët e “Ismail Qemalit” janë zhvendosur në një shkollë 9-vjeçare, si ajo e “Fan Nolit”, apo tek shkolla e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”. Ndërkohë që as mësimi me dy turne në shkollat ku janë caktuar, nuk e ka lehtësuar mësimdhënien për ta.

Por si ndihen këto nxënës dhe cilat janë shqetësimet e tyre në lidhje me situatën e krijuar?!

Të shqetësuar për këtë situatë janë edhe prindërit e nxënësve, të cilët thonë se janë të detyruar të presin që fëmijët e tyre të mbarojnë mësimin në orët e vona.

E njëjta situatë është në disa prej shkollave të kryeqytetit si “Andon Z. Cajupi”, “Mihal Grameno”, etj. Dhe bashkë me rinisjen e rrugëtimit të dijes, për këto nxënës kanë nisur edhe peripecitë e para.