TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luigi Soreca, do të jetë Përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Shqipëri. Por kush është ai dhe çfarë detyrash ka mbajtur më parë?
Soreca ka qenë Drejtor për çështjes e Sigurisë, në departamentin e Migracionit dhe Çështjeve të Brendshme, në Komisionin Europian. Ky departament, është përgjegjës për hartimin e politikave kundër drogës, luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera.
Pikërisht, këto janë shqetësimet kryesore të Shqipërisë, në momentin kur Soreca do të nisë mandatin e tij. Opozita e vendit ka ngritur alarmin se vendi po qeveriset nga bandat e lidhura me qeverinë dhe krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të shtetit. Gjithashtu, situata e drogës dhe trafikimit të saj, paraqitet alarmante. Mbetet për t'u parë nëse eksperienca e Sorecës, në çështjet e sigurisë, drogës dhe krimit të organizuar, do ta ndihmojnë atë në detyrën e tij, jo të lehtë në Shqipëri, vend që mbart të gjitha këto problematika. Pritet gjithashtu me kërshëri, qasja që do të ketë ai ndaj kultivimit të drogës në vend, nëse do të denoncojë atë, apo do të heshtë si paraardhësja e tij?
Soreca është një njohës i mirë i Ballkanit, sepse ai ka koordinuar dialogun për liberalizimin e vizave në Ballkanin Perëndimor. Ai ka eksperiencë të gjatë në Komisionin Europian, për çështjet e sigurisë.
Luigi Soreca, ka studiuar Drejtësi, në Universitetin L.U.I.S.S në Romë dhe ka punuar për Ministrinë e Brendshme italiane, përpara se të niste punë në Komisionin Europian në vitin 1998.
/TPZ.AL/