TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debati i djeshëm në “Open” mes Salianjit dhe Elisa Spiropalit nuk lindi nga hiçi. Kur deputeti i PD-së e sulmoi kolegen e tij të PS-së për çantat, unazat dhe varset e shtrenjta, ai nuk e hodhi këtë batutë në emision nga hiçi. Sepse para shumë kohësh kur ishte drejtoreshë e doganave, Spiropali u fotografua në një nga restorantet më të shtrenjtë të kryeqytetit, “Yamato”, ku ishte shfaqur me një çantë Luis Vuitton që kushtonte mb 1600 euro.
Atëherë lajmi shpërtheu rrjetin.
Sepse ish-drejtoresha, dikur "mjaftiste", mbahej mend si mbrojtëse e të varërve dhe minatorëve të Bulqizës. Në facebook u ripostuan foto të Elisën me një T-shërt të rëgjuar. Komente bënë edhe personazhe të njohur. Kështu humoristi Julian Deda, nuk e kurseu ironinë therëse.
Edhe gazetaret e njohura Ilva Tare, Desada Metaj dhe Iva Tiço pozuan me çantat e së njëjtës markë “Louis Vuitton”. Ato shkruan me qesëndi:
“Po të paktën nuk na duhet të gënjejmë që janë falso… se shyqyr nuk punojmë në administratë.”
Që prej asaj kohe, Elisa që pas thirrjeve për Skënderbeun tani u bë deputete, nuk pozon më me aksesorë që nuk i justifikojnë të ardhurat e saj të ligjshme. Edhe dje ajo tregonte vetëm unazën e martesës. Po me sa duket e shkuara e ndjek pas dhe ajo i është rishfaqur në Top Channel./Lapsi/