TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja, ka qenë i ftuar në News 24, ku ka folur për planet e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave me firmën "Fusha sh.p.k". Lubonja tha se ka dy mundësi për të rezistuar dhe për të shpëtuar teatrin.
Së pari, Lubonja tha se duhen ndërgjegjësuar ndërkombëtarët, në mënyrë që ata t'i bëjnë presion qeverisë, sepse liderë si Edi Rama kërkojnë legjitimitet nga ndërkombëtarët për të qeverisur.
Por, versioni më i mundshëm që ai paraqet për shpërtimin e Teatrit, është rezistenca fizike. Sipas Lubonjës, nuk ka mbetur gjë tjetër veç rezistencës dhe përplasjen me këdo që do të afrohet për të shembur teatrin.
"Rruga e dytë, është rezistenca në kuptimin fizik. Përballja me policinë, kur këta që duket se nuk kanë ndërmend të ndërrojnë mendje, do të vendosin të shembin teatrin. Për mendimin tim, rezistenca mund të bëhet edhe tek parlamenti edhe tek teatri, por tek teatri u duhet dalë fadromave përpara. Të shohim a i fut dot fadromat njerëzve ky! Të shohim se ka treguar që është hajdut, të tregojë që është edhe vrasës.
Kjo është e vetmja rrugë, kur ke të bësh me regjime të tilla."
/TPZ.AL/