AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 16:17

VIDEO/ Të shembet Teatri? Deputeti sheh ndeshje futbolli në Kuvend

Në një kohë qe Komisioni i Veprimtarive Prodhuese po diskutonte një prej çështjeve më delikate, deputeti i larguar nga PDIU, Dritan Bici është filmuar teksa ka interesa të tjera.

Deputeti i Elbasanit gjatë debatit të nxehtë në Komision për Teatrin e ri, ka vazhduar të shohë ne celularin e tij përmbledhjen e ndeshjeve te futbollit.

WhatsApp Image 2018-09-18 at 15.54.31

Deputeti i larguar nga partia e Shpëtim Idrizit nuk ka marrë pjesë në diskutime, por ka ngritur dorën si kolegët e PS, duke treguar më shumë interes për sportin sesa për Teatrin Kombëtar.