AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 15:00

‘Mashtrues, vemje’, debati mes Salianjit dhe Spiropalit në studio degjeneron në fyerje

‘Mashtrues, vemje’, debati mes Salianjit dhe Spiropalit në

Nisja e jetës politike në vend ka iniciuar edhe debatet e shumta në televizione mes mazhorancës dhe opozitës.

Një e tillë ka qenë edhe ajo e mbrëmshmja ku u përplasën deputeti demokrat Ervin Salianji dhe zëdhënësja e grupit parlamentar socialist Elisa Spiropali.

Të dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ishin ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top-Channel për të folur për Vettingun në politikë.

Gjatë debatit Salianji i ka kujtuar Spiropalit çantat dhe unazat e shtrenjta. Kaq ka mjaftuar që mes tyre të nisë një lumë akuzash dhe sharjes personale.

Debati i plotë:

Spiropali: Zoti Salianji, Lulzim Basha, Berisha le ta zgjidhin vete dhe le të vijë të ulen për të negociuar, ta çojmë në komisionin e Venecias, Vettingun e ç’të duan.

Salianji: Çfarë do negociojmë?

Spiropali: Të ndjekim deri në fund kush është hajduti, kush është vrasësi, kush është shpifësi. Por jo vetting, politikanët për politikanët. Ti je mashtrues që nuk ke as burrëri për të diskutuar.

Salianji: Na thua broçkulla këtu dhe del me çanta 2-3 mijë euro.

Spiropali: Unë nuk kam asnjë cantë as 2 mijë euro, as 5 mijë euro, as nuse djali, as djalë, as kunat, asgjë.

Salianji: Del këtu dhe kërkon dhe mbron politikanët e kriminalizuar. Me unaza, me çanta, me makina, me varëse…

Spiropali: Po c’varëse e unaza, o pika ty për varëset dhe unazat.

Salianji: Duke u marrë gjakun shqiptarëve, cili është Skënderbeu këtu, ky që ka futur kriminelët në parlament. Me këta njerëz do merremi ne, që flasin broçkulla, i marrin njerëzit për budallenjë këta, kush janë këta, që e nisin me 5 mln euro nga KLSH dhe e mbyllin me prokurorinë.

Spiropali: Ja ku e kam unazën, këtë kam. E kam të shenjtë martesën që ta dish.

Salianji: Këto diskutoni këto, me Skenderbe nuk bëhesh dot

Spiropali: Je mashtrues. Je shakaja publike e partisë tënde. Unë nuk i bie kujt më qafë, zgjidh problemet morale që ke vetë, me mua mos u merr me këtë çështje.

Salianji: Këto diskutoni sot, jo përpëlitje kot.

Spiropali: Ti nuk mund të flasësh për Skenderbe, se ti je vemje, vetëm ti mos fol për moral, se je kapur në publik dhe e dinë të gjithë, të flasë ndonjë tjetër. Politika është arena ku ka moral dhe përballje, unë nuk i konsideroj as kundërshtarë

Salianji: Unë krimin e konsideroj armik edhe hajdutëve, armiq të shqiptarëve.