AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 16:41

Teatri/ Mazhoranca pranon dekretin e presidentit, por opozita pretendon rrëzimin e projektligjit

Teatri/ Mazhoranca pranon dekretin e presidentit, por opozita pretendon

Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, është diskutuar dekreti i presidentit Meta, i cili kthente për rishqyrtim projektiligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Mazhoranca ka votuar për të pranuar dekretin e Presidentit.

Në Komision kanë lindur debate të shumta, sepse opozita pretendon se pranimi i dekretit të Presidentit, e rrëzon tërësisht projektligjin i cili duhet të hartohet prej fillimit. Nga ana tjetër, mazhoranca kërkon thjesht amendim të disa neneve, për të lejuar garën formale mes kompanive, pas letrës që mbërriti nga Bruskseli.

Më herët, kryeministri Rama, nga një studio televizive, dha sinjale se do të jetë sërish firma Fusha fituese e tenderit, sepse ka në pronësi një sipërfaqe pranë teatrit.

/TPZ.AL/