AKTUALITET, 21 Janar 2018, 20:36

Si nisi njohja e dy të rinjve që përfundoi në vrasje, kërcënimet dhe refuzimi kur djali i kërkoi dorën në shtëpi

Një krim pasioni tronditi kryeqytetin këtë të dielë, ku një 23 vjeçar qëlloi me armë zjarri dhe e la të vdekur vajzën që dashuronte, 21 vjece. Ngjarja ndodhi pak para orës 15:00 pranë Fakultetit të Mjekësisë. Djali ka qëlluar edhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë. Sipas policise, paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza. Burimet thanë se Aldison Belulaj, dhe Ariela Murati, ishin nga fshati Zharrëz i Patosit, dhe të dy kishin mbaruar studimet në gjimnazin ‘Sotir Capo’, në Zharrëz. Mësohet se që prej kohes së gjimnazit, djali kishte ndjerë për vajzën të cilën e kishte ndjekur edhe në Tiranë. Në historinë e tyre kishin ndërhyrë edhe familjarët e vajzës të cilët i kishin kërkuar 23 vjeçarit që të mos e ngacmonte më vajzën e tyre, pasi ishte kthyer i bezdisshëm. Djali madje i kishte vajtur edhe në shtëpi vajzes por familja e saj nuk ka qënë dakord dhe i kanë kerkuar te heqe dore nga kjo kerkese. Edhe vajza e ka refuzuar ne vijimesi, por i riu nuk ishte bindur për këte gjë, raporton korrespondentja e Panorama, Majlinda Rama. Belulaj njihej si djale i urtë dhe jo problematik, e se fundmi kishte nisur edhe pune si infermier, ndersa vajza ishte studente ekselente ne Fakultetin e Drejtësisë në Tirane dhe jetonte në shtëpi me qera. Të dy të rinjtë kanë qëneë nxenes shumë të mirë në shkollë.

Por burimet thane se Belulaj e kishte kercenuar vajzen per t’i marre pergjigjen pozitive per lidhje, edhe pas ballafaqimit me prinderit e saj nga te cilet kishte marre “urdhrin e prere” te mos e vazhdonte me kete bisede sa kohe qe edhe vajza e tyre ishte e bindur ne refuzimin qe i bente Aldisonit.

Per kercenimet qe merrte e bija e tyre ishin ne dijeni edhe prinderit e Arieles, por asnjehere nuk kishin bere denoncim ne polici. [gallery ids="59232,59218,59217,59216,59215,59214,59211,59213,59204"]