TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe ditën e diel, studentët e Juridikut vijojnë ngujimin brenda ambienteve të Fakultetit.
Duke filluar nga e hëna, ata kanë vendosur të vijojnë ngujimin të paktën edhe për një javë deri në plotësimin e tetë pikave dhe rrëzimin e ligjit për "Arsimin e Lartë".
Edhe tek Fakulteti Ekonomik, studentët kanë vendosur t’i rikthehen ngujimit, pas ndërprerjes disa ditë të saj.
Bojkoti vijon edhe tek Fakulteti i Histori-Filologjisë.
Tek jo e fundit, pedagogët kanë vendosur që ditën e hënë të futen në grevë 1-ditore.
Vendimi unanim u mor ditën e premte në mbledhjen e asamblesë.
Pedagogët, jo vetëm që mbështesin kërkesat e studentëve, por kërkojnë nga qeveria anulimin e ligjit për arsimin e lartë.