TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërron jetë në moshën 113-vjecare burri më i vjetër në botë, Masazu Nonaka. Familja e tij njoftoi se Masazo Nonaka ndërroi qetësisht nga shkaqe natyrore, në orët e para të mëngjesit të së dielës, teksa ishte duke fjetur në hanin e tij në Ashoro, që drejtohet prej familjes prej 4 brezash.
Nonaka lindi më 25 korrik të vitit 1905, Nonaka dhe u rrit në një familje të madhe. Bashkëshorja e tij më të cilën pati 5 fëmijë, 2 djem dhe tre vajza ndërroi jetë në vitin 1992 shkruan Corriere.
“Ndihemi të trishtuar për humbjen e një figure kaq të madhe. Ai ishte tejet normal dje, por ndërroi jetë papritur dhe pa na shkaktuar ndonjë shqetësim”, tha mbesa e tij, Yuko, për mediat.
Kujtojmë që në prill në vitit 2018 Masazu Nonaka hyri në librin e rekordeve Gines. Më herët mbesa e tij kishte thënë se atij i pëlqen që të hajë të gjithë llojet e biskotave dhe se sekreti i jetëgjatësisë ishtin zhytjet që bënte në ujra termale të nxehta. Japonia shquhet për jetëgjatësinë e popullit vendas, duke pasur pritshmëritë më të larta në botë.