AKTUALITET, 20 Janar 2019, 16:01

Tmerr në Greqi, dhjetëra të plagosur, njerëzit shkelin njëri-tjetrin me këmbë nga paniku

Ka përfunduar në dhjetëra të lënduar protesta në Greqi.

Një 45 vjeçar është plagosur me thikë, e ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi kanë shkelur njëri tjetrin me thikë duke u përpjekur për të dalë nga turma.

Tubimi zhvillohet përpara një votimi të parashikuar mbi marrëveshjen e emrit të Prespës në parlament javën e ardhshme, të cilin qeveria pret të sigurojë të paktën 151 vota pro. Grupet e qytetarëve kanë intensifikuar një fushatë në mediat sociale për të tërhequr sa më shumë protestues në sheshin “Sintagma” për një protestë kundër “Marrëveshjes së Prespes” midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Me thirrje kryesisht nga “komiteti i luftës për greqëzimin e Maqedonisë”, qindra autobusë me që vijnë nga gjithë vendi dhe në veçanti nga veriu i Greqisë, mbërritën sot në Athinë duke transportuar mijëra manifestues, sipas organizatorëve, për të marrë pjesë në këtë protestë.

Marrëveshja mbi emrin e ri të Maqedonisë, e nënshkruar mes Athinës dhe Shkupit qershorin e kaluar, synon t’i japë fund konfliktit gati 30 vjeçar mes dy vendeve fqinje duke e riemëruar këtë vend të vogël të Ballkanit “Republika e Maqedonisë së Veriut”.