TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijon ngujimi i studentëve në disa Fakultete të universitetit të Tiranës, pasi ata shprehen të vendosur për të mos u tërhequr deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre që ia kanë adresuar Kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit.
Punonjësit e sigurisë tek Fakulteti i Ekonomisë kanë mbyllur dyert e kësaj godinë duke mos i lejuar studentët që të futen brenda.
Ndërkohës, sipas denoncimeve të studentëve edhe “Godina Liria” është mbyllur nga ana e punonjësve të sigurisë të cilët nuk lejojnë hyrjen dhe daljen e studentëve.
Ata kanë kërkuar edhe shkarkimin e Dekanit të këtij fakulteti pasi sipas tyre ai është rreshtuar në krahun e qeverisë.