TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Talenti me origjinë shqiptare, Mario Vrushaj, e ka nisur në mënyrën më të mirë eksperiencën e tij në Holandë, pasi u dha në huazim nga Olimpiakosi, për tek Uillem II.
Në takimin në shtëpi, ndaj Bredas, ai u hodh në fushë në minutën e 75-të, teksa rezultati ishte 1-0. Ai shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë, duke vulosur kështu fitoren, me golin e shënuar në minutën e 92-të.
Talenti shqiptar ka lindur në Shqipëri, por është aktivizuar me ekipin U-19 të Greqisë, në gjashtë takime, ku ka shënuar edhe një gol. Tashmë, 20-vjeçari është nën orbitën e Alban Bushit tek Shpresat, por edhe të vetë Panuçit tek Kombëtarja e parë.