AKTUALITET, 20 Janar 2019, 13:48

FOTO/ Fillojnë sërish rrëshqitjet e dherave në rrugën Tiranë – Elbasan

Me shkrirjen e borës dy ditët e fundit pas ngritjes së temperaturave, në rrugën Tiranë-Elbasan ka pasur rrëshqitje dheu.

Lajmi u dha nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Rrëshqitja ndodhi në kilometrin 33. Ky aks rrugor pëson herë pas here rrëshqitje të dheut duke krijuar probleme për qarkullimin e mjeteve.