TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak kohë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në Ballsh, ku burri vrau me thikë gruan dhe kunatën e tij, prindërit e autorit kanë kërkuar kujdestarinë e fëmijëve.
Bëhet e ditur se ato janë shprehur se i plotësojnë kriteret për kujdestarinë e të miturve, ndërkohë deklarojnë se kanë besim tek gjykata.
“Unë quhem Bedri Musta. Unë si gjysh i fëmijëve kërkoj kujdestarinë e fëmijëve të djalit tim. Unë i jam drejtuar gjykatës që të marr kujdestarinë e fëmijëve, që të mbaj familjen e djalit të bashkuar dhe të gjallë. Kriteret i plotësoj si duhet dhe kam besim të plotë te gjykata e Shkallës së Parë.”- u shpreh ai për Fax Web.
Krimi makabër ndodhi më 2 janar, ndërsa viktimë ngelën Gentiana dhe Merisa Caushaj. Gjithashtu më herët edhe vëllai i Gentiana Caushaj, Gjyshmir Caushaj ka kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të motrës së tij.