TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dalin detaje të reja nga ngjarja në Tepelenë ku një supermarket u grabit nga autorë ende të paidentifikuar të cilët thyen xhamat e biznesit duke marrë prej aty një sasi parash dhe produkte.
Mësohet se nga kasa janë vjedhur 600 mijë lekë si edhe paketa cigaresh me vlerë 5 milion lekë.
Sipas raportimeve autorët ishin të maskuar dhe kanë thyer xhamat e supermarketit për të hyrë brenda, përpara se të largoheshin ata morën me vete edhe kamerat.
Së bashku me supermarketin janë vjedhur edhe dy biznese të tjera, një dyqan bulmeti dhe një pastiçeri.
Kujtojmë se po gjatë mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjes është vjedhur një argjendari.