SPORT, 30 Dhjetor 2022, 14:30

ZYRTARE/ U ndëshkua me tre ndeshje pezullim, gjykata merr vendimin përfundimtar për Levandovskin

ZYRTARE/ U ndëshkua me tre ndeshje pezullim, gjykata merr vendimin

Levandovski u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e fundit që Barcelona luajti përpara Botërorit dhe gjithashtu u dënua nga La Liga me tre ndeshje pezullim.

Së fundmi gjykata në Madrid ka marrë vendimin për sa i përket polakut, i cili nuk do ta kruyejë këtë dënim.

Kështu ai do të jetë pjesë e Barcelonës në sfidën që kjo e fundit do të luajë ditën e nesërme përballë Espanjolit.