SPORT, 29 Dhjetor 2022, 20:56

“Ne të duam”, vajza e Peles ndan momentin e fundit të legjendës së futbollit: Pusho në paqe!

“Ne të duam”, vajza e Peles ndan momentin e fundit të

Vajza e Peles, legjendës së futbollit që ndërroi jetë sot, ka shpërndarë një fotografi të fundit të tij, përpara se braziliani të ndërronte jetë në moshën 82-vjeçare.

Kely Nasicmento tregon dhimbjen e saj pas humbjes së babait të saj, i cili ndërroi jetë pasi kishte marrë trajtim për një tumor në zorrën e trashë, por nuk iu përgjigj kujdesit.

Kely ka postuar sot një foto në Instagram ku tregon familjen e saj duke mbajtur dorën e Peles teksa ai ishte shtrirë në një shtrat spitali.

Ajo ka shkruar: “Gjithçka që jemi është falë jush. Të duam pafundësisht. Pusho në paqe.”

“Ne të duam”, vajza e Peles ndan momentin e fundit të

Kely, e cila kishte postuar para Krishtlindjeve se anëtarët e familjes së Pele do të kalonin pushimet në spital me të, shtoi tre emoji zemërthyer.

Kujtojmë se Pele ishte në spitalin izraelit, Albert Einstein, në Sao Paulo të Brazilit, pasi u shtrua në fund të nëntorit.