TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Valencias Xhenaro Gatuzo pka surprizuar të gjithë punonjësit e klubit duke iu bërë dhurata me vlerë mijëra euro. Lajmi është bërë i ditur nga media “El Desmarque”.
Pas shpërndarjes së dhuratave italiani ka zbuluar se Krishtlindjet janë shumë të veçanta për të dhe se preferon më shumë të japë se sa të marrë.
“I dua Krishtlindjet! Mbaj mend kur isha gjashtë apo shtatë vjeç, Krishtlindjet ishin të veçanta dhe kam kujtime të shkëlqyera nga koha me babanë, nënën, gjithë familjen. Ishte shumë e rëndësishme në shtëpinë time.”
Ndërsa kur ishte i ri dhe festonte në Kalabri, Xhenaro ka zbuluar se mblidheshin shumë njerëz në një shtëpi të vogël.
“Më kujtohet se ishin 30-40 njerëz të gjithë në një shtëpi të vogël, të gjithë shumë të lumtur. Ishte një Krishtlindje e thjeshtë, njerëz që përgatitnin pjata të ndryshme, një atmosferë e mrekullueshme. Jeta më ka dhënë shumë. Unë preferoj të jap dhurata sesa t’i marr ato”, përfundoi Gatuzo.