SPORT, 29 Dhjetor 2022, 21:28

“Pele është mbret”- Neymar: Ai është i përjetshëm! E ktheu futbollin në art

“Pele është mbret”- Neymar: Ai është i

Futbollisti brazilian Neymar ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të legjendës Pele. Me anë të një postimi në Facebook, ai ka ndarë disa foto me atë që e quan “mbret”.

Sipas tij, përpara Pele futbolli ishte thjesht një sport, ndërsa thekson se ai e shndërroi atë në art dhe agëtim.

“Futbolli dhe Brazili kanë ngritur statusin e tyre falë Mbretit! Ai është larguar, por magjia e tij do të mbetet. Pele është I përjetshëm!!”, shkruan Neymar.

Përpara Pelé, “10” ishte vetëm një numër. E lexova atë frazë diku, në një moment të jetës sime. Por ajo fjali, e bukur, është e paplotë. Do të thosha se përpara Peles, futbolli ishte vetëm një sport. Pele ndryshoi gjithçka.

Ai e ktheu futbollin në art, në argëtim. Ai u dha një zë të varfërve, zezakëve dhe veçanërisht: I dha shikueshmëri Brazilit.

Futbolli dhe Brazili kanë ngritur statusin e tyre falë Mbretit! Ai është larguar, por magjia e tij do të mbetet. Pele është I përjetshëm!!