SPORT, 29 Dhjetor 2022, 21:49

Mesi bën postimin prekës pas ndarjes nga jeta të Pele

Mesi bën postimin prekës pas ndarjes nga jeta të Pele

Bota e futbollit sot është në zi, pasi legjenda Pele ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas këtij lajmi të hidhur ka reaguar edhe Lionel Mesi.

Mesi bën postimin prekës pas ndarjes nga jeta të Pele

7-herë fituesi i Topit të Artë, ka publikuar në Instagram disa foto me legjendën braziliane.

Në krah të postimit, Mesi shkruan thjesht: U prehsh në paqe Pele. Një reagim i shkurtër, ku mund të thuhet që është i pritshëm nga një argjentinas.

Kjo për shkak të rivalitetit që Pele kishte me të ndjerin Maradonna, duke i kthyer edhe të dy shtetet, Brazilin e Argjentinën rivale të njëra tjetrës.