SPORT, 29 Dhjetor 2022, 15:26

Çelsi rezervon yllin argjentinas, gati të paguajë klauzolën 120 milion euro

Çelsi rezervon yllin argjentinas, gati të paguajë

Enco Fernandez është kthyer në. një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve pas një Botërori si protagonist absolut.

Ylli argjentinas kërkohet nga disa klube të mëdha në Evropë, por sipas mediave angleze, Çelsi është një hap përpara pasi blutë janë takuar me agjentin e tij, Jorge Mendes duke i bërë të qartë vullnetin e tyre për të paguar klauzolën e tij të Fernandez prej 120 milionë euro.

Me këtë lëvizje londinezët shpresojnë të “djegin” të gjithë konkurrentët ndërsa më pas, pasi të kenë marrë dritën jeshile nga Benfika, Mendes dhe Çelsi do të diskutojnë detajet e kontratës që Fernandez mund të firmos me blutë.