TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka zhvilluar këtë të hënë një takim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, ku është pritur nga kryepolici Skënder Hita, drejtuesi i policisë së qarkut dhe strukturat vendore të rendit.
Takimi zhvillohet në një periudhë kur situata kriminale në qarkun e Shkodrës, veçanërisht problematikat që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, vijon të jetë në vëmendjen e institucioneve ligjzbatuese.
Bilanci i muajve të fundit e ka rikthyer vëmendjen te siguria në qark. Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, Shkodra nuk regjistroi ngjarje me pasojë vrasjen.
Por situata ndryshoi pas 9 korrikut, kur në qark janë shënuar pesë vrasje. Mes tyre janë edhe dy ngjarje të rënda në zonën e Dukagjinit, të cilat vijojnë të mbeten të pazbardhura.
Më 11 korrik, Aleksandër Koçeku u qëllua për vdekje në një pritë, ndërsa më 23 gusht, në zonën e Dukagjinit, u ekzekutuan me armë zjarri Prelë dhe Lekë Gjoni, babë e bir, ndaj të cilëve u qëllua me më shumë se 90 plumba.
Hetimet për këto dy ngjarje vijojnë, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar dhe arrestuar.