SPORT, 29 Dhjetor 2022, 16:07

Al Nasr kërkon të ngrejë një skuadër yjesh, pas Ronaldos vjen oferta për legjendën e Realit

Al Nasr kërkon të ngrejë një skuadër yjesh, pas

Al Nasr po mendon të ngrejë një skuadër yjesh në mënyrë që gjithashtu të ngrejë nivelin e futbollit në Arabinë Saudite.

Pas ofertave për Ronaldon dhe Ngolo Kanten, kësaj radhe klubi arab po mendon të afrojë dhe Serxhio Ramosin.

Spanjolli nuk po shkëlqen më si dikur që pas transferimit të tij te PSG.

Kështu ai mund të bashkohet sërish me Ronaldon, kësaj radhe në Lindjen e Mesme, edhe pse për këtë të fundit nuk ka asgjë zyrtare dhe e njëjta gjë vlen të thuhet dhe për Ngolo Kantenë.