TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Legjenda e futbollit Pele ka ndërruar jetë sot në moshën 82 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Në lidhje me vdekjen e tij ka reaguar edhe Cristiano Ronaldo, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e ti, për të gjithë Brazilin dhe komunitetin e futbollit.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai thotë se Pele nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej nesh adhuruesve të futbollit
“Ngushëllimet e mia të thella për të gjithë Brazilin, dhe në veçanti për familjen e Edson Arantes do Nascimento. Një “lamtumirë” e thjeshtë për Mbretin e përjetshëm Pelé nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që e gjithë bota e futbollit po përqafon aktualisht. Një frymëzim për kaq shumë miliona, një referencë dje, sot dhe përgjithmonë. Dashuria që më tregove përherë ishte e ndërsjellë në çdo moment që ndamë edhe nga distanca. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej nesh adhuruesve të futbollit. U prefsh ne paqe Mbreti Pelé”, ka shkruar Ronaldo në rrjetin social.
View this post on Instagram