SPORT, 19 Janar 2023, 16:55

ZYRTARE/ Bajerni konfirmon goditjen e radhës në merkato, prezantohet portieri që do të zëvendësojë Nojerin

ZYRTARE/ Bajerni konfirmon goditjen e radhës në merkato, prezantohet

Jan Zomer është zyrtarisht portieri më i ri i Bajernit të Mynihut.

Pas shumë tratativash, kampionët e Gjermanisë kanë arritur të mbyllin me sukses transferimin e gardianit zviceran.

Ai do të zëvendësojë Manuel Nojerin, i cili u dëmtua gjatë pushimeve të dimrit dhe do të qëndrojë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.