TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Endri Çekiçi po bëhet gati t’i japë lamtumirën kampionatit turk të futbollit. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, pasi ka spikatur më fanellën e Koniaspor, ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të njohura.
Mediat turke raportojnë se ai është kërkuar edhe nga një skuadër spanjolle, që ka shfaqur interes për të, por duket se destinacioni i tij është tjetër. Sipas “19saat”, futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit do të transferohet në Greqi.
Për të është interesuar klubi i njohur i AEK të Athinës dhe ky do të jetë destinacioni i radhës i mesfushorit shqiptar, i cili pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet në skuadrën e re.