TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jyrgen Klop dëshiron që Roberto Firmino të zgjasë qëndrimin e tij në “Anfield” përtej këtij sezoni. Kontrata e sulmuesit brazilian skadon në verë, ndërsa lojtari, i cili për shumë vite ka mbajtur peshën e sulmit të “Reds”-ave, pritet të shpërblehet me një kontratë të re.
Nga Gjermania raportojnë se po negociohet një kontratë e re deri në vitin 2025-së, por Klop nuk dha shumë detaje pas kualifikimit të Liverpulit të tij në 1/16-at e Kupës FA mbrëmjen e së martës.
I pyetur nëse Firmino është pjesë e planeve të tij, tekniku gjerman tha: “E kam thënë më parë që po. Dua që ai të qëndrojë në klub”.