TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Te Juventusi fundviti ishte një tërmet i vërtetë me presidentin Andrea Anjeli dhe të gjithë besnikët e tij që u dorëhoqën, ndonëse klubi më i titulluar në Itali shpejtoi dhe ditën e nesërme do të zyrtarizohet edhe Këshilli i ri Administrativ, ndonëse emrat që do të pasojnë paraardhësit e tyre njihen tashmë.
Mes 5 figurave më të rëndësishme të bordit spikat Mauricio Skanavino, administratori i deleguar i ri, ekonomisti i zgjedhur personalisht nga Xhon Elkan, për të mbajtur nën frerë humbjet 200 milionëshe të viteve të fundit, por mbi të gjitha për të nisur një plan për të filluar dhe mbushur arkat.
Prandaj nëse merkatoja e janarit nuk parashikon ndonjë goditje, në qoftë se ajo nuk është me kosto të ulët, pritshmëritë janë ato të arkëtimit të disa miliona eurove të rëndësishëm nga dy shitje të mundshme definitive si ato të Ueston MeKenit dhe konfirmimin e Denis Zakarias në radhët e Çelsit, ku është huazuar.
Ndërkohë, sipas burimeve të “Gazzetta dello Sport”, Skanavino do të ketë edhe detyrën për të vlerësuar punën e drejtorit sportiv, Federiko Kerubini, por mbi të gjitha atë të Masimiliano Alegrit, pasi kryefjala e bordit të ri është, “Mjaft më shpenzime multimilionere të kota”. Ideja është ajo për të vazhduar së besuari te disa të rinj cilësorë që Juventusi ka vënë në vitrinë sivjet, por edhe të tjerë që po bëjnë mrekulli me ekipin e të rinjve dhe U-23.
Në vazhdim vështirë se do të shihen afrime me parametër zero, por me paga stratosferike si të Pol Pogbasë dhe Angel di Marias, apo Leandro Paredesit dhe mbi të gjitha, zona Champions as që duhet të justifikohet më. Prandaj, trajneri Alegri është ai që në fund rrezikon më shumë se kushdo tjetër për të qenë i larguari i parë i Këshillit të ri Administrativ.