SPORT, 18 Janar 2023, 23:05

Interi “shtyp” Milanin dhe merr Superkupën e Italisë

Interi “shtyp” Milanin dhe merr Superkupën e Italisë

Superkupa e Italisë është e Interit, me këtë të fundit që mundi Milanin me rezultatin 0-3.

Zikaltërit e dominuan takimin nga fillimi, duke gjetur dy herë rrjetën, me Dimarkon në minutën e 10’ dhe Xhekon në minutën e 21’.

Kuqezinjtë e Piolit provuan të reagonin, por tentativat e tyre nuk e vendosën në rrezik Onanën.

Në minutën e 78’ ishte Lautaro Martinez, i cili me një supergol i dha goditjen e “KO” Milanit.

Kështu zikaltërit e fitojnë për të shtatin herë këtë trofe, duke barazuar pikërisht kuqezinjtë.

Në qiellin e Riadit, ishte kapiteni Samir Handanoviç i cili dhe pse i dëmtuar, ngriti trofeun për zikaltërit, me festën që vazhdoi më pas.

Interi “shtyp” Milanin dhe merr Superkupën e Italisë