SPORT, 18 Janar 2023, 09:26

KUPA E SHQIPËRISË/ Përballje interesante, ja tre sfidat që do të luhen ditën e sotme

KUPA E SHQIPËRISË/ Përballje interesante, ja tre sfidat që

Kupa e Shqipërisë luan ditën e sotme 3 sfidat e fundit të Grupit B të turit të dytë, ky dy prej tyre luhen në orën 13:00 dhe tjetra në 16:00.

Kukësi luan në transfertë me Apoloninë, ndërsa Egnatia në transfertë me Skënderbeun, ku të dyja skuadrat e Superiores kërkojnë të arrijnë një rezultat pozitiv dhe të mos zhgënjejnë.

Një ndër sfidat më interesante të këtij turi është ajo mes dy ekipeve të Kategorisë Superiore, Erzeni-Teuta që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 16:00.

Shijakasit dhe durrsakët do të kërkojnë fitoren me çdo kusht për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.

KUPA E SHQIPËRISË/ Përballje interesante, ja tre sfidat që