SPORT, 18 Janar 2023, 18:29

Kapllani bëhet “engjëll” dhe “djall” në Durrës, s’ka fitues mes Teutës dhe Erzenit në Kupë

Kapllani bëhet “engjëll” dhe “djall” në

Erzeni dhe Teuta kanë barazuar 1-1 në “Niko Dovana”, në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, duke i lënë llogaritë e hapura për aktin e kthimit.

Ekipi i Martinit do provonte të zgjidhte ndeshjen shumë shpejt, në minutën e 13-të, por Qaqi nuk u tregua i saktë. Më pas radhën e pati Lorenco Vila, por sërish nuk u gjet rruga e rrjetës.

Në krahun tjetër provoi edhe Ademi, pa rezultat për skuadrën e Erzenit. Këta të fundit do merrnin avantazhin në minutën e 81-të, pas një supergoli të Kapllanit. Kapllani, nga ëngjëll do bëhej djall, pasi do të shkaktonte autogol shumë shpejt.