SPORT, 19 Janar 2023, 09:03

Pritet debutimi me Tiranën në Superiore, blerja më e re e bardhebluve drejt formacionit titullar kundër Bylisit

Pritet debutimi me Tiranën në Superiore, blerja më e re e

Tirana i është rikthyer stërvitjes në “Skënder Halili”. Skuadra është ndarë në dy grupe, ata që kanë luajtur dhe të dëmtuarit, si dhe ata që u stërvitën normalisht. Me skuadrën ishte edhe Redon Xhixha, i cili ka kaluar një gjendje gripale dhe nuk ka qenë këto ditë.

Për t’u parë është edhe gjendja e Elvi Berishës, i cili është dëmtuar në këmbë. Pjesa tjetër e skuadrës bënë stërvitje të plotë nën drejtimin e ndihmëstrajnerëve të Shehit.

Në takimin me Bylisin, i cili do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00 në “Air Albania”, Tirana pritet të ketë në fushë edhe blerjen e re të saj, Regi Lushkjën.

Lojtari do të regjistrohet dhe do të jetë në fushë pasi është gati për të luajtur, pse jo edhe titullar. Pritet të shihet edhe gjendja e Xhixhës, nëse do të jetë në lojë apo jo.

Në alternativë të Xhixhës mund të jetë Lushkja. Pjesa tjetër e skuadrës është e njëjtë si në sfidën e fundit ku në portë është Bekaj, më pas Ismajlgeci, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Hila, Xhixha(Lushkja), Patrik dhe Hasani.

Pritet debutimi me Tiranën në Superiore, blerja më e re e