SPORT, 24 Janar 2022, 18:05

Zgjedhja e kreut të Shoqatës së Futbollit në Tiranë, Shakohoxha: Sot u bë një mashtrim shumë i shëmtuar. Po provohet të trukohen zgjedhjet

Zgjedhja e kreut të Shoqatës së Futbollit në Tiranë,

Dritan Shakohoxha, kandidat për president të FSHF ka reaguar ashpër në lidhje me zgjedhjet që u mbajtën sot për kreun e Shoqatës së Futbollit në Tiranë.

Në një intervistë për emisionin "Sport News" në "News24", Shakohoxha tha se po provohet të trukohen zgjedhjet.

“Po provohet të trukohen zgjedhjet. Sot u bë një mashtrim shumë i shëmtuar. Në mbledhje ishin njerëz që s’kishin lidhje me futbollin. Kjo është hera e parë që na jepet lista e delegatëve. Lista të trukuara, pse kanë frikë nga vota? Kudo kanë bërë trukime, zero transparencë.”, tha Shakohoxha.

Sipas Shakohoxhës, ky proces votimi sot ishte nul.

“Vendimi që u mor sot ishte nul. Se bën dot hapur manipulimin, se do shkosh në gjykatë. Në fillim do i drejtohemi anëtarëve tanë. Loja e futbollit në Shqipëri ka humbur fair play. Mesazhi i fundit është pse ka frikë FSHF që të publikojë emrat e kandidatëve? Qe të luftojë fair play me votë?”, tha Shakohoxha.